Policia s’fal, për 3 ditë shqiptoi mbi 4,600 gjoba trafiku dhe për mosrespektim të masave anti-COVID

04.01.2022

Shumë pjesëmarrës në trafik nuk po i respektojnë rregullat, ku si shkak i tyre policia po shqipton tiketa për kundërvajtje në trafik. Ku muajve të fundit Policia e Kosovës po pranon informata për kundërvajtje rrugore edhe përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online si dhe nga vetë qytetarët. Vetëm në 24 orët e […]

Policia s’fal, për 3 ditë shqiptoi mbi 4,600 gjoba trafiku dhe për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Shumë pjesëmarrës në trafik nuk po i respektojnë rregullat, ku si shkak i tyre policia po shqipton tiketa për kundërvajtje në trafik.

Ku muajve të fundit Policia e Kosovës po pranon informata për kundërvajtje rrugore edhe përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online si dhe nga vetë qytetarët.

Vetëm në 24 orët e fundit Policia ka shqiptuar 665 tiketa trafiku për pjesëmarrësit në trafik.

Po ashtu, përpos tiketave të trafiku, policia po shqipton gjoba edhe për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anti-COVID, masa këto që kanë për qëllim luftimin, kontrollin dhe parandalimin e virusit COVID-19.

SuharekaOnline ka mbledhur statistika të Policisë së Kosovës për tiketat e shqiptuara për kundërvajtje në trafik si dhe për gjobat në bazë të ligjit anti-COVID nga data 1 janar deri më 3 janar 2022.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se PK-ja për vetëm tre ditë ka shqiptuar 4,669 gjoba, prej tyre 3,624 tiketa trafiku dhe 1,045 të tjera për mosrespektim të masave anti-COVID.

DataNr. i tiketave të trafikut të
shqiptuara nga Policia e Kosovës
Nr. i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID
1 janar 2022665186
2 janar 20221,415355
3 janar 20221,544504
TOTAL3,6241,045