Policia gjatë ditës së premte ka dënuar mbi 400 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

09.01.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar ngritje duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti. Gjatë ditës së premte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë raportuar 321 raste të reja me COVID-19, duke e arritur numrin e rasteve pozitive në 53.264. Krahas kësaj institucionet shëndetësore […]

Policia gjatë ditës së premte ka dënuar mbi 400 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar ngritje duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti.

Gjatë ditës së premte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë raportuar 321 raste të reja me COVID-19, duke e arritur numrin e rasteve pozitive në 53.264.

Krahas kësaj institucionet shëndetësore vazhdimisht janë duke bërë thirrje tek qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID të cilat e parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID.

Gjatë ditës së premte policia ka dënuar 485 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene dhe rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.