Policia e Kosovës arreston 32 persona të dyshuar brenda 24 ore

05.02.2021

Dita e enjte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve të vendit, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre. Në vazhdën e aktiviteteve për mbarvajtjen në komunikacion dhe në bazë të ligjit anti-COVID, Policia e Kosovës gjithashtu në 24 orëshin e fundit ka hasur edhe në […]

Policia e Kosovës arreston 32 persona të dyshuar brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Dita e enjte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve të vendit, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Në vazhdën e aktiviteteve për mbarvajtjen në komunikacion dhe në bazë të ligjit anti-COVID, Policia e Kosovës gjithashtu në 24 orëshin e fundit ka hasur edhe në persona të dyshuar për vepra të ndyshme penale.

Gjatë ditës së enjte policia ka arrestuar 32 persona që dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale, shkruan SuharekaOnline.

Nga 32 të arrestuar, 6 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 17 të tjerë në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre është në ndalim.