Policia dënon mbi 470 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

22.01.2022

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me këtë virus dhe që nga viti i kaluar Policia e Kosovës vazhdimisht po monitoron në tërë vendin zbatimin e masave anti-COVID. Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka gjobitur 478 qytetarë për mosrespektim të masave kundër […]

Policia dënon mbi 470 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me këtë virus dhe që nga viti i kaluar Policia e Kosovës vazhdimisht po monitoron në tërë vendin zbatimin e masave anti-COVID.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka gjobitur 478 qytetarë për mosrespektim të masave kundër këtij virusi.

Sipas masave të reja, të gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maska, edhe kur janë duke ecur vetë në ambinte të hapura.

Autoritetet kanë thënë se personat që nuk respektojnë masat do të gjobiten në bazë të ligjit për mbrojtjen nga COVID-19.

Ndryshe, në Kosovë fushata e vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon dhe sipas ekspertëve shëndetësorë, vaksinimi ofron mbrojten më të mirë kundër këtij virusi.

Po ashtu, sipas masave të reja, orari i kufizimit të lëvizjes fillon nga ora 22:00 deri në 05:00 dhe veprimtaria e gastronomisë lejohet deri në ora 21:00.