Për 9 muaj 38 raste të dhunës në familje dhe 124 aksidente trafiku në Suharekë

16.10.2019

Është mbajtur takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Suharekës, ku u në këtë takim u diskutua për 5 pika të rendit të ditës. Në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili është mbajt sot, është diskutuar për 5 pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit […]

Për 9 muaj 38 raste të dhunës në familje dhe 124 aksidente trafiku në Suharekë Foto: Ilustrim

Është mbajtur takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Suharekës, ku u në këtë takim u diskutua për 5 pika të rendit të ditës.

Në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili është mbajt sot, është diskutuar për 5 pika të rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Hartimi i programeve që stimulon angazhim vullnetar në aktivitetet në çështje që i preokupojnë drejtpërdrejt njerëzit;

3. Siguria në trafik;

4. Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje;

5. Rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve lidhur me natyrën e krimeve, parregullsitë dhe sjelljet e dhunshme në komunitetin lokal;

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, znj.Mihrije Suka e ka udhëhequr takimin, pasi që kryetari Muharremaj ndodhet në vizitë zyrtare në Gjermani.

Nënkryetarja Suka e ka hapur dhe e ka përshëndetur takimin dhe në fjalën e saj për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës sonë ka thënë se normalisht që ka vend për të punuar ende por situate rrezulton të jetë e qetë me disa raste që Policia do të na informojë.

Në pikën e dytë të rendit të ditës e cila ka të bëjë me hartimin e programeve në lidhje me sigurinë është debatuar nga anëtarët e këtij Këshilli dhe në fund ka dalur rekomandimi: Të hartohen programe shtesë për sigurinë që stimulon angazhimin vullnetar për siguri.

Në pikën e 3-të, të rendit të ditës ka qenë Siguria në Trafik, ku nga Policia e Kosovës është raportuar për 9 mujorin që lamë pas, ku kanë raportuar se ka pasur disa raste si 124 aksidente trafiku po ashtu është raportuar se kanë pasur pika të kontrollit në terren dhe patrollimi të shpeshta, dhe janë shqiptuar 4619 tiketa gjobe, në kuadër të shkeljeve të rregullave të komunikacionit. dhe në fund të kësaj pike është nxjerrur rekomandimi: Policia të vazhdojë me plane operative për lirimin e hapsirave publike (trotuaret për parkingje) dhe për sigurinë në përgjithësi.

Në pikën e katërt të rendit të ditës është folur për dhunën në familje, ku përfaqësuesi i Policisë, ka deklaruar se kemi policë të trajnuar për dhunën në familje të cilët janë të përgatitur për situata të tilla. Nga përfaqësuesja komunale për barazi Gjinore është raportuar se ka rritje të statistikave të rasteve të dhunës në familje.
Policia ka raportuar se kemi pasur 38 raste dhune në familje për këtë 9 mujor. Edhe për këtë pikë ka dalur rekomandimi: Hartim të programeve kundër dhunës në familje.
Ndërsa në pikën e pestë dhe të fundit të rendit të ditës është diskutuar për rritjen e vetëdijësimit të qytetarëve lidhur me natyrën e krimit ku si rekomandim për këtë pikë ka dalur: Bashkëpunimi në mes të Policisë dhe qytetarëve.