Për 24 orë mbi 600 persona të dënuar për mos respektim të masave kundër COVID-19

04.03.2021

Policia e Kosovës po vazhdon të mos toleroj qytetarët që nuk po respektojnë masat kundër COVID-19. Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka dënuar qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin dhe menaxhimin e situatës me pandeminë. Vetëm dje, 669 persona janë dënuar nga Policia […]

Për 24 orë mbi 600 persona të dënuar për mos respektim të masave kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës po vazhdon të mos toleroj qytetarët që nuk po respektojnë masat kundër COVID-19.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka dënuar qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

Vetëm dje, 669 persona janë dënuar nga Policia e Kosovës për këtë arsye.

Institucionet përkatëse çdo ditë po bëjnë thirrje që masat kundër COVID-19 të respektohen.

Rikujtojmë se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 568 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 4 viktima.