Për 24 orë, 67 aksidente, 22 prej tyre me lëndime në njerëz

02.10.2019

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 67 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë. Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk ka pasur me fatalitet, ndërsa 22 aksidente ishin me lëndime trupore dhe 45 të tjerë ishin me dëme materiale. Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë […]

Për 24 orë, 67 aksidente, 22 prej tyre me lëndime në njerëz Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 67 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë.

Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk ka pasur me fatalitet, ndërsa 22 aksidente ishin me lëndime trupore dhe 45 të tjerë ishin me dëme materiale.

Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë 1449 sosh, dhe e tërë kjo po bëhet me qëllim që të bëhet parandalimi i aksidenteve.

Po ashtu Policia për këtë periudhë kohore ka arrestuar 9 persona, ku 4 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa 5 persona të tjerë janë në vuajtje të dënimit.