Për 24 orë 46 aksidente, mbi 1600 gjoba të shqiptuara e 22 persona të arrestuar

15.06.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për respektim të rregullave në trafik. Gjatë muajve të fundit në Kosovë kemi rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Përmes një apeli nga Policia bën thirrje tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave në […]

Për 24 orë 46 aksidente, mbi 1600 gjoba të shqiptuara e 22 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për respektim të rregullave në trafik.

Gjatë muajve të fundit në Kosovë kemi rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Përmes një apeli nga Policia bën thirrje tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik pasi që shpejtësia vret.

Vetëm brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur hiç më pak se 46 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 17 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia brenda kësaj periudhe kohore ka shqiptuar 1662 tiketa trafiku për drejtuesit e automjetëve të cilët nuk respektuan rregullat në komunikacion.

Poashtu janë arrestuar 22 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 të tjerë janë në vuajtje të dënimit./SuharekaOnline/