Për 24 orë, 46 aksidente, mbi 1100 tiketa trafiku dhe 8 persona të arrestuar

04.11.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 46 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 20 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 26 të tjera ishin me […]

Për 24 orë, 46 aksidente, mbi 1100 tiketa trafiku dhe 8 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 46 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 20 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 26 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 187 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 8 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.