Nuk respektuan masat kundër COVID-19, dënohen mbi 700 qytetarë

20.08.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për respektim të masave anti-COVID, pasi që ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me Sars-CoV-2 në vendin tonë. Në bazë të ligjit anti-COVID, Policia e Kosovës po i dënon qytetarët për mosrespektim të masave kundër këtij virusi. Sipas raportit 24 orësh […]

Nuk respektuan masat kundër COVID-19, dënohen mbi 700 qytetarë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për respektim të masave anti-COVID, pasi që ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me Sars-CoV-2 në vendin tonë.

Në bazë të ligjit anti-COVID, Policia e Kosovës po i dënon qytetarët për mosrespektim të masave kundër këtij virusi.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se vetëm brenda kësaj periudhe kohore janë dënuar 722 qytetarë.

Përmes një komunikate, PK-ja ka theksuar se kanë rritur kapacitetet në funksion të realizimit dhe implementim të këtyre masave në bashkërendim me autoritetet kompetente.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë konfirmuar 2,236 raste të reja me COVID-19 si dhe janë regjistruar tetë raste të vdekjes nga ky virus.