Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia gjobit mbi 1 mijë qytetarë

27.08.2021

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID. Pavarësisht situatës me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga ky virus, e për këtë arsye policia pothuajse çdo ditë ka dënuar me qindra […]

Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia gjobit mbi 1 mijë qytetarë Foto: Ilustrim

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Pavarësisht situatës me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga ky virus, e për këtë arsye policia pothuajse çdo ditë ka dënuar me qindra qytetarë.

Dënimet e tilla, Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as gjatë ditës së enjte, ku ka bërë të ditur se vetëm në 24 orëshin e fundit janë dënuar 1,029 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalim e përhapjes së infeksionit me këtë virus.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së enjte në vendin tonë janë konfimuar 2,295 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 18 raste të vdekjes nga ky virus.