Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia e Kosovës gjobit mbi 500 qytetarë

25.05.2021

Policia e Kosovës po vazhdon që t’i gjobisë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 541 qytetarë të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19. Ndërkohë që numri i vdekjeve […]

Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia e Kosovës gjobit mbi 500 qytetarë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës po vazhdon që t’i gjobisë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 541 qytetarë të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19.

Ndërkohë që numri i vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rënie.

Aktualisht në vend janë 3 mijë e 303 raste aktive me COVID-19.