Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon afër 600 qytetar

28.01.2021

Në muajin janar të këtij viti në Kosovë janë regjistruar numër më i madh i rasteve pozitive dhe viktimave nga COVID-19. vetëm gjatë ditës së mërkurë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë regjistruar 301 raste të reja me COVID-19. Si në shumë vende tjera të botës edhe në Kosovë bartja e maskës, […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon afër 600 qytetar Foto: Ilustrim

Në muajin janar të këtij viti në Kosovë janë regjistruar numër më i madh i rasteve pozitive dhe viktimave nga COVID-19. vetëm gjatë ditës së mërkurë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë regjistruar 301 raste të reja me COVID-19.

Si në shumë vende tjera të botës edhe në Kosovë bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjienës personale janë obligative, por shumë qytetar nuk po i respektojnë këto rekomandime nga institucionet shëndetësore, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë.

Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka dënuar 596 qytetar në bazë të ligjit ant-COVID, shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.