Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon 887 qytetar

11.11.2020

Rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është shqtësuese, Instituti Kombtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se janë identifikuar 596 raste të reja, 8 vetëm në Komunën e Suharekës. Dje Policia e Kosovës ka dënuar qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-Covid. SuharekaOnline mëson se gjatë […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon 887 qytetar Foto: Ilustrim

Rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është shqtësuese, Instituti Kombtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se janë identifikuar 596 raste të reja, 8 vetëm në Komunën e Suharekës.

Dje Policia e Kosovës ka dënuar qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-Covid.

SuharekaOnline mëson se gjatë ditës së marte janë dënuar 887 qytetar të cilët nuk e kanë përfillur ligjin dhe vendimet e institucioneve përkatëse të shtetit.

Ndërsa numri i rasteve aktive në vend vazhdon të jetë i lartë, deri më tani janë 8,253 raste aktive me COVID-19.