Nuk respektuan ligjin anti-COVID, gjobiten 970 qytetar

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me COVID-19, sipas të dhënave që publikon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëhet e ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 205 raste të reja.

Kjo rritje e vazhdueshme e të infektuarve nuk po i shqetëson aspak qytetarët madje disa prej tyre nuk po respektojnë as vendimet anti-COVID të cilat janë rekomanduar nga institucionet dhe Qeveria.

Me rritjen e numrit të të infektuarve MSH-ja ka kërkuar që Policia e Kosovës të punojë me nga 12 orë dhe t’i rritë aktivitetet që situata epidemiologjike të mos përkeqësohet, shkruan SuharekaOnline.

Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda 24 ore janë gjobitur 970 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID.

Gjithashtu policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar 956 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.