Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 800 qytetarë

27.04.2021

Dita e parë e javës ka filluar me aktivitete të shumta për Policinë e Kosovë të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e fundit të policisë ku ndër tjerash është bërë i ditur numri i qytetarëve që janë dënuar në bazë të ligjit […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 800 qytetarë Foto: Ilustrim

Dita e parë e javës ka filluar me aktivitete të shumta për Policinë e Kosovë të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e fundit të policisë ku ndër tjerash është bërë i ditur numri i qytetarëve që janë dënuar në bazë të ligjit anti-COVID, numër ky i cili është rritur pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës ka dënuar 874 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus.

Rikujtojmë se Policia e Kosovës që nga muaji gusht vazhdon të shqiptoj tiketa në bazë të këtij ligji për të gjithë qytetarët që nuk e respektojnë.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë në Kosovë janë konfirmuar 154 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 11 viktima, prej tyre një 72 vjeçar në Komunën e Suharekës.