Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 500 qytetar

30.11.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë akoma i lartë edhe pse Qeveria e Kosovës ka marr vendime dhe masa për secilën komunë të vendit. Por këto masa nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët, një gjë e tillë bëhet e ditur nga statistikat për 24 orë të policisë. Të […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 500 qytetar Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë akoma i lartë edhe pse Qeveria e Kosovës ka marr vendime dhe masa për secilën komunë të vendit.

Por këto masa nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët, një gjë e tillë bëhet e ditur nga statistikat për 24 orë të policisë.

Të dielën Policia e Kosovës ka dënuar 511 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID, transmeton SuharekaOnline.

Rikujtojmë se ligji anti-COVID ka për qëllim parandalimin e përhapjës së virusit Korona, ky ligj në Kosovë ka hyrë në fuqi më 26 gusht, 2020. Neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Ndryshe, dje në Kosovë janë regjistruar 626 raste të reja me coronavirus, 19 vetëm në Komunën e Suharekës.

Gjithashtu, brenda 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 16 viktima, dy në Komunën e Suharekës.