Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen afër 400 qytetarë

20.02.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdoherë janë në shërbimin e qytetarëve. Kjo dëshmohet nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në komunikacion gjithashtu edhe nga numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, i cili ka hyrë në fuqi në muajin […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen afër 400 qytetarë Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdoherë janë në shërbimin e qytetarëve.

Kjo dëshmohet nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në komunikacion gjithashtu edhe nga numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, i cili ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit të kaluar.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka dënuar 376 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj, i cili ka për qëllimin, parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e tij, raporton SuharekaOnline.

Rikujtojmë se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar dy raste pozitive me COVID-19.