Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet 42 vjeçari nga Suhareka

05.01.2021

Rastet e ngacmimeve seksuale kohëve të fundit në Kosovë janë shtuar, e sidomos ato përmes rrjeteve sociale. Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në Komunën e Suharekës, ku është raportuar se një femër e moshës 34 vjeçare është ngacmuar seksualisht. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se një 42 vjeçar ka ngacmuar […]

Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet 42 vjeçari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Rastet e ngacmimeve seksuale kohëve të fundit në Kosovë janë shtuar, e sidomos ato përmes rrjeteve sociale.

Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në Komunën e Suharekës, ku është raportuar se një femër e moshës 34 vjeçare është ngacmuar seksualisht.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se një 42 vjeçar ka ngacmuar seksualisht viktimën, duke i dërguar një foto-montazh në adresën e facebook-ut me mbishkrimin se do t’i përcjellë edhe bashkëshortit të saj.

Kjo është konfirmuar edhe nga zyra për informim e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë për veprën penale “ngacmim seksual”, ku lidhur me rastin po merret prokuroria e shtetit.