Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 5.602 aksidente trafiku, ku humbën jetën 29 persona.

03.09.2020

Policia ka raportuar se në periudhën gjashtë mujore, janar-qershor, numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie krahasuar me periudhën e njejtë kohore të vitit të kaluar (2019). Siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë jo vetëm për Kosovën por edhe për shumë shtete të Evropës dhe të botës. Andaj për ta lehtësuar këtë […]

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 5.602 aksidente trafiku, ku humbën jetën 29 persona. Foto: Ilustrim

Policia ka raportuar se në periudhën gjashtë mujore, janar-qershor, numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie krahasuar me periudhën e njejtë kohore të vitit të kaluar (2019).

Siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë jo vetëm për Kosovën por edhe për shumë shtete të Evropës dhe të botës.

Andaj për ta lehtësuar këtë sfidë Policia e Kosovës po bënë përpjekje të vazhdueshme që siguria në trafikun rrugorë të ngritet duke i zbatuar planet si parandalimin, me metodat proaktive dhe reaktive, e zbulimin e të gjitha aktiviteteve që mund të ndikojnë negativisht në sigurinë e përgjithshme të trafikut rrugor.

Në gjatshtë mujorin e parë të vitit të kaluar (2019) nga Policia e Kosovës janë raportuar 6.495 aksidente trafiku, kjo shifër këtë vit ka rënie, në periudhën e njejtë kohore të këtij viti (2020) numri i aksindenteve ka shënuar rënie për 13.75% pra numri i aksidenteve për këto gjashtë muaj është 5.602 .

Gjithashtu edhe numri i personave që kanë vdekur në aksidentet rrugore këtë vit ka rënie.

44 viktima nga aksidentet rrugore janë të shënuara në raportin e policisë, ndërsa këtë vit në gjashtë mujorin e parë janë shënuar 29 viktima.

Në kuadër të angazhimeve në ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 247 përcjellje të materieve të rrezikshme dhe 94 përcjellje të personaliteteve të rëndësishme.

Po ashtu, në përputhje me UO për Gatishmëri dhe reagim kundër Coronavirus COVID-19, Polica ka realizuar 1406 përcjellje të ndryshme policore.

Tiketa të shqiptuara në trafikun rrugor gjatë vitit të kaluar janë raportuar 200.906 ndërsa këtë vit 170.418.