Dita e pavarësisë së Kosovës, policia dënoi afër 200 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ditëve të fundit është më i vogël, duke e krahasuar me javën e parë të këtij muaji.

Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale mbesin tri gjërat kryesore për parandalimin e përhapjës së këtij virusi.

Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka vazhduar që ta zbatoj ligjin anti-COVID, i cili ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020, e që për qëllim ka parandalimin dhe menaxhimin e situatës me COVID-19.

Bëhet e ditur se me 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës, policia ka dënuar 198 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 297 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 5 viktima.

Në Komunën e Suharekës, gjatë ditës së mërkurë janë identifikuar 4 raste pozitive me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 57 vjeç.

RAPORTO