Ligji anti-COVID, policia të shtunën ka dënuar mbi 500 qytetarë

21.02.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit ka filluar përsëri që të rritet, duke e krahasuar me ditët e më hershme. Pavarësisht situatës me këtë virus, në Kosovë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative. Që nga muaji gusht, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili ka […]

Ligji anti-COVID, policia të shtunën ka dënuar mbi 500 qytetarë Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit ka filluar përsëri që të rritet, duke e krahasuar me ditët e më hershme.

Pavarësisht situatës me këtë virus, në Kosovë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative.

Që nga muaji gusht, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me këtë virus.

Ndërsa, gjatë ditës së shtune Polcia e Kosovës ka dënuar 548 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.

Rikujtojmë se gjatë ditës së premte në tërë vendin janë konfirmuar 292 raste pozitive dhe 3 viktima.