Ligji anti-COVID, Policia e Suharekës dënon mbi 300 qytetarë për një muaj

02.02.2021

Në muajin e parë të vitit 2021 në Kosovë është regjistruar numër i madh i rasteve pozitive me COVID-19. Gjatë 31 ditëve të muaji janar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 8.790 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 163 viktima nga ky virus. Gjithashtu […]

Ligji anti-COVID, Policia e Suharekës dënon mbi 300 qytetarë për një muaj Foto: Ilustrim

Në muajin e parë të vitit 2021 në Kosovë është regjistruar numër i madh i rasteve pozitive me COVID-19.

Gjatë 31 ditëve të muaji janar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 8.790 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 163 viktima nga ky virus.

Gjithashtu gjatë këtij muaji është regjistruar edhe numër i lartë i qytetarëve të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar e që rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë.

Në bazë të raporteve të Policisë së Kosovës që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda muajit janar janë shqiptuar 16.240 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.

Mosrespektim të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19 gjatë këtij muaji nga policia është hasur edhe në Komunën e Suharekës.

Policia e Suharekës në dy takimet e para të sigurisë lokale të cilat mbahen çdo dy javë ka njoftuar se në dy javët e para 1 deri më 14 janar kanë shqiptuar 142 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Aktivitete të tilla nga policia kanë vazhduar edhe në dy javët e dyta të këtij muaji, ku kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore kanë shqiptuar edhe 182 tiketa e që në total i bie se brenda një muaji Policia e Suharekës ka shqiptuar 322 tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Rikujtojmë se në Komunën e Suharekës gjatë muajit të parë të vitit 2021 janë regjistruar  10 viktima dhe 285 raste pozitive me COVID-19.

Përgatiti, Eurolinda Zenelaj