Ligji anti-COVID, policia dënon mbi 700 qytetar për 24 orë

22.01.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit është rritur dukshëm, edhe pse ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka thënë se situata me pandemike është e mirë në Kosovë duke e krahasuar me vendet e rajonit. Si në shumë vende të botës edhe në Kosovë bartja e maskës, distanca dhe higjiena […]

Ligji anti-COVID, policia dënon mbi 700 qytetar për 24 orë Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit është rritur dukshëm, edhe pse ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka thënë se situata me pandemike është e mirë në Kosovë duke e krahasuar me vendet e rajonit.

Si në shumë vende të botës edhe në Kosovë bartja e maskës, distanca dhe higjiena personale janë obligative, por këto nuk po respektohen sa duhet nga shumë qytetar të vendit, e një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë dërguar mediave.

Vetëm gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka njoftuar se në bazë të ligjit anti-COVID, kanë dënuar 778 qytetar, shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Rikujtojmë se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 7 viktima dhe 296 raste pozitive me COVID-19, 25 raste janë identifikuar vetëm në Komunën e Suharekës.