Gjobiten 729 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID-19

14.10.2020

Pas rritjës së rasteve të infektuara me COVID-19, Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t’i kthehet orarit të punës përsëri me nga 12 orë. “Nga nesër do të jenë në teren edhe 75 inspektorë sanitar, ndërsa nga Policia e Kosovës do të kërkojmë kthim të orarit të punës nga 12 orë […]

Gjobiten 729 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID-19 Foto: Ilustrim

Pas rritjës së rasteve të infektuara me COVID-19, Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t’i kthehet orarit të punës përsëri me nga 12 orë.

“Nga nesër do të jenë në teren edhe 75 inspektorë sanitar, ndërsa nga Policia e Kosovës do të kërkojmë kthim të orarit të punës nga 12 orë në ditë”, ka thënë Zemaj, njofton SuharekaOnline.

Në statistikat e Policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda 24 ore në vendin tonë policia ka gjobitur 729 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin për COVID-19.

Gjithashtu, në këto statistika thuhet se Policia e Kosovës ka arrestuar 39 persona të dyshuar, ku prej tyre 2 janë në vuajtje të dënimit dhe 25 të tjerë janë dërguar në mbajtje.