Gjatë ditës së marte u dënuan 1123 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

21.10.2020

Kosova tash e sa ditë ka rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, rritja e këtij numri normalisht që ka aktivizuar edhe policin e inspektoratin. Por edhe pse po bëhet thirrje nga institucionet qytetarët nuk po i respektojnë vendimet e tyre, brenda 24 ore në Kosovë policia ka dënuar 1123 qytetar për mosrespektimin e […]

Gjatë ditës së marte u dënuan 1123 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Kosova tash e sa ditë ka rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, rritja e këtij numri normalisht që ka aktivizuar edhe policin e inspektoratin.

Por edhe pse po bëhet thirrje nga institucionet qytetarët nuk po i respektojnë vendimet e tyre, brenda 24 ore në Kosovë policia ka dënuar 1123 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, krahas aktiviteteve për të parandaluar përkeqësimin e situatës epidemiologjike, policia po kujdeset edhe për komunikacionin në mënyrë që të mos bëhen aksidente dhe të mos shkelen rregullat.

Brenda 24 ore Policia e Kosovës ka shqiptuar 1033 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në trafik.