[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 32-vjeçarit, i akuzuar për vjedhje

[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 32-vjeçarit, i akuzuar për vjedhje
Çlirim Gashi

11.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës e ka vënë në kërkim Besnik Dautajn nga fshati Shtupel i Klinës, pasi që i njëjti dyshohet për veprat penale “Mashtrim dhe Vjedhje”.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që në rast se kanë informacione për të, ta raportojnë të njëjtin tek organet e rendit.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 11 qershor 2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dega- Klinë dhe Istog, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

BESNIK (Jashar) DAUTAJ  i lindur me 16.06.1988  në Shtupel-Klinë

LEXO EDHE:  Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, vetëm javën e kaluar u sanksionuan 739 shoferë

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

“Mashtrim”

“ Vjedhje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

RAPORTO