[E FUNDIT] Sali Asllanaj lirohet nga akuza për korrupsion

12.12.2019

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Nga një akuzë e tillë, janë liruar edhe ish-drejtori i Arsimit, Sherif Berisha dhe ish-drejtori i shkollës “Bajram Curri”, Milazim Hajdari, raporton “Betimi për Drejtësi”. Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të enjten […]

[E FUNDIT] Sali Asllanaj lirohet nga akuza për korrupsion Foto: Sali Asllanaj

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Nga një akuzë e tillë, janë liruar edhe ish-drejtori i Arsimit, Sherif Berisha dhe ish-drejtori i shkollës “Bajram Curri”, Milazim Hajdari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani, i cili ka thënë se nuk është vërtetuar se tre të akuzuarit e kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen.

Ai ka thënë se shpenzimet e kësaj procedure penale bien në barrën e kësaj gjykate.