Dënohen 622 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

16.11.2020

Kosova ka rritje të numrit të infektuarve me COVID-19, vetëm dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë regjistuar edhe 501 raste të reja me virusin Korona, 3 raste në Suharekë. Bartja e maskës dhe mbajtja e distancës në vendin tonë nuk po respektohet aq sa duhet, një gjë e tillë bëhet e ditur nga […]

Dënohen 622 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Kosova ka rritje të numrit të infektuarve me COVID-19, vetëm dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë regjistuar edhe 501 raste të reja me virusin Korona, 3 raste në Suharekë.

Bartja e maskës dhe mbajtja e distancës në vendin tonë nuk po respektohet aq sa duhet, një gjë e tillë bëhet e ditur nga Policia e Kosovës ku kanë njoftuar se vetëm të dielën kanë dënuar 622 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht, 2020, transmeton SuharekaOnline.

Gjithashtu, Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëshit të fundit kanë arrestuar 17 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku prej tyre 14 janë në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.