Brenda 24 ore 63 aksidente, afër 1300 tiketa trafiku e 15 persona të arrestuar

26.07.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon tek pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar në trafik. Por, përkundër apeleve nga policia, aksidentet po vazhdojnë të kenë rritje. Se ka rritje të numrit të aksidenteve, po bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës. Vetëm brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë […]

Brenda 24 ore 63 aksidente, afër 1300 tiketa trafiku e 15 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon tek pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar në trafik.

Por, përkundër apeleve nga policia, aksidentet po vazhdojnë të kenë rritje.

Se ka rritje të numrit të aksidenteve, po bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 18 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 43 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1296 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.