Brenda 24 ore 56 aksidente, mbi 1300 gjoba trafiku e 24 të arrestuar

04.09.2021

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie. Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 56 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 10 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 46 të […]

Brenda 24 ore 56 aksidente, mbi 1300 gjoba trafiku e 24 të arrestuar Foto: Ilustrim

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie.

Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 56 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 10 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 46 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1,341 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premtën janë arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 9 të tjerë në vuajtje të dënimit.