Brenda 24 ore 52 aksidente, 1509 tiketa trafiku e 20 të arrestuar

16.01.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 17 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 35 të tjera ishin me […]

Brenda 24 ore 52 aksidente, 1509 tiketa trafiku e 20 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 17 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 35 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1509 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 20 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 6 persona janë në vuajtje të dënimit.