Brenda 24 ore 51 aksidente, 940 tiketa trafiku dhe 28 të arrestuar

11.12.2019

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 51 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 25 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 26 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 51 aksidente, 940 tiketa trafiku dhe 28 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 51 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 25 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 26 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 940 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 28 persona, ku prej tyre 13 janë dërguar në mbajtje dhe 4 persona janë në vuajtje të dënimit.