Brenda 24 ore – 46 aksidente, mbi 1,400 tiketa trafiku dhe 16 të arrestuar

Brenda 24 ore – 46 aksidente, mbi 1,400 tiketa trafiku dhe 16 të arrestuar
Eurolinda Zenelaj

21.04.2021 / Kronika

Dita e dytë e kësaj jave ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të aarestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, prej të cilave 20 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 26 me dëme materiale.

Për dallim nga dita e hënë, dje nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Gjithashtu, Policia e Kosovës të martën ka shqiptuar edhe 1,442 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Në raportin e policisë, ndër tjerash është bërë e ditur se janë arrestuar 16 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje.

RAPORTO