Brenda 24 ore, 42 aksidente trafiku dhe 1191 tiketa të shqiptuara nga policia

15.10.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjëra nga to nuk ka përfunduar me fatalitet. Në njoftimin e policisë thuhet se nga 42 aksidente trafiku, 13 nga to kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline. Gjitashtu, […]

Brenda 24 ore, 42 aksidente trafiku dhe 1191 tiketa të shqiptuara nga policia Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjëra nga to nuk ka përfunduar me fatalitet.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga 42 aksidente trafiku, 13 nga to kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjitashtu, në statistikat e policisë thuhet se brenda 24 ore policia ka shqiptuar 1191 tiketa trafiku për ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion.