Brenda 24 ore 42 aksidente, 1713 tiketa trafiku dhe 13 të arrestuar

14.11.2019

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 42 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 10 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 32 të tjera ishin me dëme materiale. […]

Brenda 24 ore 42 aksidente, 1713 tiketa trafiku dhe 13 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 42 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 10 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 32 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 713 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 13 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.