Brenda 24 ore 39 aksidente e mbi 1400 tiketa trafiku

30.04.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes statistikave të policisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në vendin tonë kanë ndodhur 39 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar […]

Brenda 24 ore 39 aksidente e mbi 1400 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes statistikave të policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në vendin tonë kanë ndodhur 39 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 24 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, të mërkurën policia ka shqiptuar edhe 1432 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 23 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një person është në vuajtje të dënimit.