Brenda 24 ore, 37 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku

02.02.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e hënë ka qenë e ngarkuar për policinë e Kosovës, kjo po dëshohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik. Përveç aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, policia gjatë ditës së hëne ka shqiptuar edhe tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion. Bëhet e ditur […]

Brenda 24 ore, 37 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e hënë ka qenë e ngarkuar për policinë e Kosovës, kjo po dëshohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik.

Përveç aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, policia gjatë ditës së hëne ka shqiptuar edhe tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion.

Bëhet e ditur se 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 1117 tiketa trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë ditës së hënë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku prej të cilave 10 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa, përveç aktiviteteve në mbarvajtjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, policia ka arrestuar edhe 14 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje.