Brenda 24 ore 37 aksidente, 1664 tiketa trafiku e 16 të arrestuar

24.01.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 23 të tjera ishin me […]

Brenda 24 ore 37 aksidente, 1664 tiketa trafiku e 16 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 23 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 664 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 16 persona, ku 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.