Brenda 24 ore 36 aksidente e 1539 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

04.02.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 9 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 27 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 36 aksidente e 1539 tiketa trafiku e 19 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 9 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 27 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 539 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 19 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.