Brenda 24 ore – 33 aksidente, mbi 1 mijë tiketa trafiku dhe 12 të arrestuar

02.05.2021

Si shumë ditë të tjera edhe dita e parë e muajit maj të këtij viti ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, numri i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera […]

Brenda 24 ore – 33 aksidente, mbi 1 mijë tiketa trafiku dhe 12 të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Si shumë ditë të tjera edhe dita e parë e muajit maj të këtij viti ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, numri i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së shtunë në vendin tonë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku prej të cilave 16 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, policia ka shqiptuar edhe 1,057 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Të shtunën, Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale prej të cilëve 6 janë dërguar në mbajtje dhe 2 të tjerë në ndalim policor.