Brenda 24 ore, 32 aksidente dhe afër 700 tiketa trafiku

18.02.2021

Dita e mërkurë ka qenë një ditë mjaft e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit. E kjo dëshmohet edhe nga numri i madh i aksidenteve në trafik, ku përveç mbarëvajtjës së komunikacionit, policia ka shqiptuar edhe gjoba në bazë të ligjit anti-COVID e është marr […]

Brenda 24 ore, 32 aksidente dhe afër 700 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Dita e mërkurë ka qenë një ditë mjaft e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit.

E kjo dëshmohet edhe nga numri i madh i aksidenteve në trafik, ku përveç mbarëvajtjës së komunikacionit, policia ka shqiptuar edhe gjoba në bazë të ligjit anti-COVID e është marr edhe me rastet të cilat janë raportuar gjatë kësaj dite.

Gjatë ditës së mërkurë në tërë vendin tonë kanë ndodhur 32 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve në trafik, fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Policia ka bërë të ditur se 8 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 24 të tjera me dëme materiale.

Përveç kësaj Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëshit të fundit ka shqiptuar edhe 698 tiketa trafiku për të gjithë ngesesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu gjatë ditës së mërkurë policia ka arrestuar edhe 13 persona të dyshuar për vepra të ndrshme penale, e të cilët janë në mbajtje.