Brenda 24 ore 11 aksidente, 650 tiketa trafiku e 10 të arrestuar

06.05.2020

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 11 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 5 aksidente ishin me të lënduar dhe 5 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 650 tiketa trafiku për shkelësit e […]

Brenda 24 ore 11 aksidente, 650 tiketa trafiku e 10 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 11 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 5 aksidente ishin me të lënduar dhe 5 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 650 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 10 persona, ku të gjithë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.