Bie numri i gjobave për mosrespektim të masave anti-COVID, Policia dje dënoi vetëm 9 qytetarë

19.06.2021

Policia e Kosovës, ka vazhduar me inspektimin për respektimin e masave anti-COVID. Gjatë ditës së premte, policia ka shqiptuar vetëm 9 gjoba në bazë të ligjit COVID-19. Ndryshe javëve të fundit kemi pasur rënie të rasteve të infektimit me COVID-19 e po ashtu edhe të vdekjeve. Dje në vendin tonë janë konfirmuar 10 raste të […]

Bie numri i gjobave për mosrespektim të masave anti-COVID, Policia dje dënoi vetëm 9 qytetarë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka vazhduar me inspektimin për respektimin e masave anti-COVID.

Gjatë ditës së premte, policia ka shqiptuar vetëm 9 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe javëve të fundit kemi pasur rënie të rasteve të infektimit me COVID-19 e po ashtu edhe të vdekjeve.

Dje në vendin tonë janë konfirmuar 10 raste të reja, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.