Arrestohen katër persona në Suharekë pas përfshirjes në rrahje

10.07.2019

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Suharekë të cilët poashtu kanë përdorë edhe armë. “Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti dhe më pas njëri prej të dyshuarve ka shtënë në ajër me një armë zjarri. Te të dy.shuarit dhe vendi i ngjarjes […]

Arrestohen katër persona në Suharekë pas përfshirjes në rrahje Foto: Ilustrim

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Suharekë të cilët poashtu kanë përdorë edhe armë.

“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti dhe më pas njëri prej të dyshuarve ka shtënë në ajër me një armë zjarri.

Te të dy.shuarit dhe vendi i ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar një pistoletë me 12 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit 4 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.