Aksident trafiku në Suharekë, 4 persona të lënduar

28.09.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas njoftimit të policisë të dielën në Stacionin Policor në Suharekë rreth orës 08:30 është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë e aksidentit lendime trupore kanë marrë katër persona. Ngasesi i cili po drejtonte automjetin e tij, dyshohet se […]

Aksident trafiku në Suharekë, 4 persona të lënduar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku.

Sipas njoftimit të policisë të dielën në Stacionin Policor në Suharekë rreth orës 08:30 është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë e aksidentit lendime trupore kanë marrë katër persona.

Ngasesi i cili po drejtonte automjetin e tij, dyshohet se nga pakujdesia i ka ndërprenë rrugën automjetit tjetër, që ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt, dhe i njejti e ka goditur.

Sipas policisë të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar.