67 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku brenda 24 ore

09.02.2021

Java e dytë e muajit shkurt, si çdo javë tjetër ka filluar me plotë aktivitete dhe ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët janë në shërbimin e qytetarëve të vendit. Kjo po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara gjatë ditës së hëne, shkruan SuharekaOnline. Brenda 24 orëve të fundit […]

67 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Java e dytë e muajit shkurt, si çdo javë tjetër ka filluar me plotë aktivitete dhe ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët janë në shërbimin e qytetarëve të vendit.

Kjo po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara gjatë ditës së hëne, shkruan SuharekaOnline.

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente trafiku, e që fatkeqësisht njëra prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 25 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia gjatë ditës së hënë ka shqiptuar edhe 1143 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Përveç aktiviteteve në mbarvajtjen në komunikacion, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 17 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Nga 17 të arrestuar, bëhet e ditur se 4 persona të dyshuar janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.