59 aksidente dhe mbi 1,300 tiketa trafiku për 24 orë

07.04.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e martë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve. Gjatë 24 orëshit të fundit policia ka zhvilluar aktivitetet e saj, ku edhe kanë bërë të ditur se gjatë ditës së martë në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 59 […]

59 aksidente dhe mbi 1,300 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e martë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve.

Gjatë 24 orëshit të fundit policia ka zhvilluar aktivitetet e saj, ku edhe kanë bërë të ditur se gjatë ditës së martë në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 59 aksidente trafiku.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve në trafik, fatmirësisht asnjë nuk ka pëfunduar me fatalitet, ndërsa 19 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë ditës së dytë të kësaj jave ka shqiptuar edhe 1,319 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.