55 aksidente dhe 1,775 tiketa trafiku për 24 orë

13.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre. Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline. Edhe pse numër i madh […]

55 aksidente dhe 1,775 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve në trafik, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, policia ka bërë të ditur se 20 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,775 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.