51 aksidente trafiku brenda 24 ore, dy me fatalitet

20.11.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 51 aksidente trafiku. Në statistikat e policisë për 24 orëshin e fundit, bëhet e ditur se kanë ndodhur 51 aksidente trafiku ku fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline. Ndërsa, 14 aksidente kanë përfunduar me persona të […]

51 aksidente trafiku brenda 24 ore, dy me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 51 aksidente trafiku.

Në statistikat e policisë për 24 orëshin e fundit, bëhet e ditur se kanë ndodhur 51 aksidente trafiku ku fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, 14 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.

Aksident trafiku me fatalitet2
Aksident trafiku me të lënduar14
Aksident trafiku me dëme materiale35
Të dhëna nga statistikat e Policisë së Kosovës

Gjithashtu, policia gjatë ditës së enjte ka shqiptuar edhe 950 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion.

Tiketa trafiku të shqiptuara950
Të dhëna nga statistikat e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 7 persona të dyshuar ku prej të cilëve 2 janë në vuajtje të dënimit dhe 3 të tjerë në mbajtje.

Persona të arrestuar7
Persona në mbajtje3
Persona në ndalim policor /
Persona në vuajtje të dënimit2
Të dhëna nga statistikat e Policisë së Kosovës